Varianti “Omicron” do t’i japë fund pandemisë? Ja sesi është shprehur Bill Gates në teorinë e tij

Themeluesi i “Microsoft”, e njëkohësisht një nga njerëzit më të pasur në botë Bill Gates është shprehur se, sipas tij numri i të infektuarve me koronavirus në disa vende do të ulet pas valës së llojit Omicron dhe më pas, koronavirusi do të trajtohet si një grip sezonal.

“Ndërsa bota po kalon valën Omicron, sistemet shëndetësore do të përballen me shumë sfida. Rastet më të rënda po shfaqen tek njerëzit e pavaksinuar. Sapo Omicron të kalojë, rastet do të jenë më të pakta, kurse koronavirusi do të trajtohet më shumë si një grip sezonal”, ka shkruar Gates në Twitter.

Ai ka folur gjithashtu edhe për vaksinat dhe efektivitetin e tyre, ku është shprehur se duhet të kenë një rezultat dhe efekt për periudha të gjata.

“Ne kemi nevojë për vaksina që parandalojnë infektimet e përsëritura dhe që duhet të jenë rezultative për shumë vite”

Mbi origjinën e koronavirusit, milioneri shkruan se ka prova që ai është transmetuar te njerëzit nga një specie tjetër.

“Në të ardhmen do të ketë shpërthime të ngjashme sëmundjesh që do të transmetohen nga specie të tjera, kështu që ne duhet të investohemi për t’u përgatitur kundër tyre”, tha ai.

Edhe më herët, Gates ka parashikuar se sëmundja e koronavirusit mund të përfundonte në vitin 2022. Megjithatë, përhapja e Omicron, duket se e ka ndryshuar teorinë e tij.

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë