Vaksina kundër COVID-19: Pyetje që bëhen shpesh

Vaksinat ndaj COVID-19 do të ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Vaksinat e autorizuara ose të miratuara do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjes duke zhvilluar në mënyrë të sigurt mbrojtjen (imunitetin) ndaj sëmundjes. Pyetjet në vazhdim shpjegojnë pikëpyetjet që mund të keni para se të vaksinoheni.

A do të duhet të testohem për COVID-19 para se të vaksinohem?
Jo, nuk është nevoja të bëni një test COVID-19 para se të vaksinoheni.

A mund të vaksinohet dikush që ka dalë pozitiv për COVID-19?
Jo. Para se të vaksinohen, ata që dihet se kanë COVID-19 duhet të presin derisa të ketë përfunduar periudha e tyre e izolimit, zakonisht 10 ditë pasi të jenë shfaqur simptomat, ose – po të mos kenë simptoma – 10 ditë pasi testi t’u ketë dalë pozitiv.

A duhet të vaksinohen ata që e kanë kaluar COVID-19?
Po, ata që e kanë kaluar COVID-19 duhet të vaksinohen. Ekspertët ende nuk e dinë sa kohë do t’ju vazhdojë mbrojtja nga infeksioni, pasi ta keni kaluar COVID-19. Studimet tregojnë se personat marrin mbrojtje më të mirë duke u vaksinuar plotësisht në krahasim me ata që kishin pasur COVID-19. Edhe po ta keni kaluar COVID-19, është e mundshme – edhe pse rrallëherë – që të infektoheni sërish me virusin që shkakton COVID-19.

Shoqata Together for Life, për të rritur ndërgjegjësimin ndaj vaksinimit për COVID-19, në kuadër të fushatës “Le të flasim për vaksinat”, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania.

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Jam operuar nga apendisiti. Çfarë duhet të kem kujdes?
H5N1 vazhdon të përhapet, çfarë duhet të dini për gripin e shpendëve
"Mendoja se fruthi ishte një sëmundje e lehtë, pse ka alarm tani?"
Përhapja e fruthit: sa ngjitës është dhe cilat janë simptomat?
Virusi agresiv, a është vonë për të marrë vaksinën kundër gripit?
Bronkiti akut: A është ngjitës?
Reumatizma, simptomat dhe trajtimi