Shoqata Together for Life zhvillon sesione informuese me të rinjtë për vaksinimin

Problemi kryesor me të cilin përballen shumica e vendeve në botë, në këtë fazë të pandemisë me COVID-19, është niveli i ulët i vaksinimit të popullatës, i pamjaftueshëm për ta ndaluar përhapjen e virusit dhe kthimin e jetës në normalitet. Për ta arritur këtë nevojitet imunizim i popullatës.

Shumica e të rinjve mendojnë se vaksinimi nuk është i nevojshëm sepse shumica e të rinjve e kalojnë COVID-19 pa simptoma serioze, rrallë përfundojnë në spitale dhe madje më rrallë vdesin. Nëse të gjithë anëtarët e rritur të familjes janë vaksinuar, duket se nuk ka asnjë arsye të fortë që ata të vaksinohen. Të rinjtë që përfundojnë në spital me COVID-19 janë pothuajse po aq të prirur ndaj komplikimeve sa edhe personat mbi 50 vjeç. Duhet të theksohet se vaksinimi i tyre është në të vërtetë më i rëndësishëm për t’i mbrojtur të moshuarit dhe në përgjithësi për ta ndaluar përhapjen e virusit.

Vaksinimi kundër COVID-19 është i sigurt, efektiv dhe shpëton jetë!

Shoqata Together for Life po realizon sesione informuese për të rritur ndërgjegjësimin ndaj vaksinimit për COVID-19, në kuadër të fushatës “Le të flasim për vaksinat”, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania.

Dr. Lumturi Merkuri ndau disa informacione të rëndësishme mbi vaksinat anti-COVID, si mjeti më efektiv për të mbrojtur veten dhe për t’i dhënë fund pandemisë. Ajo iu përgjigj edhe disa prej pyetjeve që i shqetësojnë më shumë të rinjtë kur flitet për vaksinimin kundër COVID-19.

       

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet