Tritan Kalo: Jemi në bishtin e pandemisë, por të mos neglizhojmë masat

Mjeku infeksionist Tritan Kalo me një mesazh drejtuar qytetarëve për respektimin e masave anti-Covid, ndërsa shprehet se jemi në fund të pandemisë.

Kalo shprehet se brenda pak muajve do të bëjë që pandemia të shndërrohet në endemi.

“Jemi në kohën kur ka shtrirje të pandemisë, ajo që quhet “bishti i pandemisë” i cili jep shtrirje të numrit të rasteve ose mund të jetë dy-trefishimi i saj por me ulje të agresivitetit.

Dhe kjo periudhë mund të zgjasë me muaj të tërë deri sa pandemia të transformohet në endemi. Por që si rregull duhet të mos neglizhojmë për asnjë sekond elementët bazë të luftës kundër një infeksioni që kanë natyre pandemike, siç janë rregulla si vetëndërgjegjësimi, trinomi i famshëm, maskë, higjienë personale dhe kolektive dhe distancim shoqëror ku dhe kur është e mundshme, pa harruar dhe pa nënvlerësuar për asnjë sekondë vaksinimin si një armë e dobishme në uljen jo vetëm të rasteve por mbi të gjitha ç’është e rëndësishme të formave të rënda dhe uljen e vdekshmërisë nga kjo sëmundje që nuk është për t’u nënvlerësuar”, theksoi Kalo.

Postime të ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!