Rekord i pazëvendësueshëm/ Pozitiv me Covid për 14 muaj

Kur Myzafer Kaisan fillimisht u infektua me Covid-19, mendoi se do të vdiste pasi njëkohësisht vuante nga leucemia. 14 muaj më pas dhe 78 teste të kryera, ai vazhdon të rezultojë pozitiv me Covid-19, shkruan Reuters.

Pavarësisht se që nga nëntori 2020 ai vetëm hyn dhe del nga spitali, nuk e ka humbur asnjëherë humorin. Pasi mori përgjigjen e testit të fundit, sërish pozitiv, ai u shpreh se covid duhej të ishte një femër që thjesht është fiksuar me ‘të.

9 muaj në spital dhe pesë muaj i vetëm në apartamentin e tij, e kanë izoluar nga pjesa tjetër e botës. Sipas studimeve të fundit, pacientët e infektuar me Covid-19 që kanë një imunitet të dobët, rrezikojnë të qëndrojnë më gjatë të sëmurë dhe të kenë probleme me frymëmarrjen.

Një studim tjetër tregon se personat e sëmurë me leucemi nuk prodhojnë sasinë e duhur të antitrupave, dhe nëse bëjnë dy doza vaksine. Mjekët që e monitorojnë atë prej 441 ditësh po kujdesen që ai të mos përkeqësohet si pasojë e varianteve të reja të Covid.

56 vjeçari nuk mund të vaksinohet deri sa të negativizohet plotësisht dhe prej muajsh ka humbur shijen dhe nuhatjen. Ai i bën apel autoriteteve turke që të lehtësojnë rregullat për izolimin në shtëpi. Djali i tij u shpreh se babai i tij ka qenë gjithmonë një person pozitiv por jo në këtë kontekst. /Reuters

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat