Shërohet gruaja e parë nga sëmundja HIV-AIDS

Një paciente amerikane besohet të jetë personi i tretë në botë dhe gruaja e parë që shërohet nga HIV. Pacientja po trajtohej për leuçemi kur ajo mori një transplant të qelizave staminale nga dikush me rezistencë natyrale ndaj virusit që shkakton AIDS.

Gruaja tani është e lirë nga virusi për 14 muaj. Por ekspertët thonë se metoda e përdorur e transplantit, që përfshin gjakun e kordonit umbilical , është shumë i rrezikshëme për të qenë i përshtatshëm për shumicën e njerëzve me HIV.

Rasti i pacientit u prezantua në një konferencë mjekësore në Denver të martën dhe është hera e parë që dihet se kjo metodë është përdorur si një kurë funksionale për HIV-in.

Pacientja mori një transplant të gjakut të kordonit të kërthizës si pjesë e trajtimit të saj të kancerit dhe që atëherë nuk ka pasur nevojë të marrë terapinë antiretrovirale të nevojshme për trajtimin e HIV.

Rasti ishte pjesë e një studimi më të madh amerikan të njerëzve që jetonin me HIV, të cilët kishin marrë të njëjtin lloj transplanti gjaku për të trajtuar kancerin dhe sëmundjet e rënda. Qelizat e transplantuara të përzgjedhura kanë një mutacion gjenetik specifik që do të thotë se ato nuk mund të infektohen nga virusi HIV.

Shkencëtarët besojnë se si pasojë sistemi imunitar i marrësve mund të zhvillojë rezistencë ndaj HIV. /BBC

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve