Studimi tregon pasojën e rëndë të Covid-19

Pasi ka kaluar kulmi i infeksioneve, bota është me shpresë se shumë shpejt do të lërë pas krahëve pandeminë. Kurba e rasteve të reja ka filluar të bjerë dhe duket sikur sëmundja kalohet më lehtë. Megjithatë, të mos kesh pothuajse asnjë simptomë kur je me Covid, nuk do të thotë se nuk mund të kesh ndërlikime në të ardhmen.

Një studim i fundit ka treguar se ekziston një lidhje midis infektimit dhe zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, pavarësisht nëse keni qenë asimptomatik apo me simptoma.

Hulumtimi, i publikuar në revistën ‘Nature’, bazohet në studimin e 150 000 personave të infektuar. Prej tyre, një numër i konsiderueshëm kanë zhvilluar më pas sëmundje kardiovaskulare. Studimi arrin në përfundimin se ata që janë infektuar kanë 52% më shumë gjasa të kenë një goditje në tru dhe 72% me shumë gjasa vuajnë nga probleme të zemrës të çdo lloji.

Ziyad Al-Aly, një nga bashkautorët e studimit, siguron se ‘nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i vjetër, nëse pi duhan apo jo’, për të gjithë ‘rreziku është aty’.

Hulumtime të tjera paralajmëruan për rrezikun e shfaqjes së vonshme të problemeve kardiovaskulare pas infeksionit. ‘Ky zbulim thekson rëndësinë e parandalimit të COVID dhe sugjeron që ndjekja e kujdesshme mund të jetë e nevojshme për çdo pacient që ka përjetuar infeksion SARS-CoV-2, qoftë simptomatik apo asimptomatik,’ përfundon studimi.

Dëmet që virusi mund të shkaktojë në zemër janë të shumëllojshme. Sipas një studimi të publikuar nga ‘JAMA Cardiology’, 27.8% e 187 pacientëve të infektuar që ishin analizuar kishin dëmtime të zemrës, të ngjashme me atë që ndodh pas një ataku kardiak.

Megjithatë, ka edhe studime të tjera më qetësuese, si ai i kryer nga Spitali Universitar Quirónsalud Madrid, i cili, pas studimit të 367 pacientëve, arriti në përfundimin se inflamacioni që ndodh në indin muskulor të zemrës zakonisht ulet me kalimin e kohës, pa shkaktuar probleme. /Nature

Postime të ngjashme

"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona