Studimi i fundit/ Pse kivi duhet ngrënë me gjithë lëkurë

Shumica e frutave duhet të qërohen përpara se të konsumohen, por ka disa fruta që mjafton t’i lani dhe mund t’i hani me gjithë lëkurë. Mund t’ju vijnë ndër mend fruta si molla, pjeshka apo rrushi, por do të habiteni kur të mësoni se në këtë list përfshihet dhe kivi.

Studimet e kohëve të fundit nga Nottingham University dhe Zespri International, kanë treguar se lëkura e kivit duhet ngrënë pasi na siguron më shumë vitamina dhe vlera ushqyese sesa vetë tuli. Lëkura e ashpër është problemi dhe arsyeja kryesore pse njerëzit e qërojnë këtë frut, por shkencëtarët pohojnë se ka disa mënyra si të pastroni pushin e lëkurës së kivit dhe më pas të përfitoni prej saj.

Cilat janë përfitimet e të ngrënit kivi me gjithë lëkurë?
Kaliumi që gjendet me shumicë te lëkura e kivit mund të rregullojë nivelin e hormoneve, presionin e gjakut dhe funksionin e enëve të gjakut. Kivi dhe lëkura e tij janë të pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe flavonoide të cilat janë substanca kimike me veti anti-alergjike, anti-kancer dhe anti-inflamatore.

Lëkura e kivit mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe është e pasur me vitamina A, C dhe E Nëse ju duket e pamundur të hani lëkurën e kivit, mënyra më e mirë është që frutin ta shtrydhni me lëkurë. Epo nuk ju mbetet më asgjë tjetër veçse ta provoni një herë. /Healthline

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë