Nuk jeni infektuar asnjëherë me COVID-19? Ja cila mund të jetë arsyeja

“Bukuria mund t’u shpëtojë nga Covid”. Kështu kanë thënë një grup shkencëtarësh të cilët kanë arritur në përfundimin se sa më tërheqës të jeni, aq më i fortë është edhe imuniteti juaj. Sipas kësaj teorie njerëzit “e bukur” kanë më pak gjasa për t’u infektuar me Covid. Teoria u testua në një grup pjesëmarrësish, shkruan “The Sun”.

Studiuesit morën fotografi dhe teste gjaku të 79 grave dhe 80 burrave në Universitetin Kristian të Teksasit. Më pas, 492 vullnetarëve të tjerë iu kërkua të vlerësonin fizionominë e fytyrës së pjesëmarrësve bazuar në fotot e tyre.

“Karakteristika të tilla si lëkura e pastër, mollëzat e spikatura, sytë e shndritshëm dhe buzët e plota e të kuqe janë konsideruar tërheqëse gjatë gjithë historisë së regjistruar njerëzore”, thuhet në gazetën e botuar nga “Proceedings of the Royal Society B”. Studimi zbuloi se nga mostrat e gjakut, u arrit në konkluzionin se pjesëmarrësit më tërheqës kishin imunitet të lartë.

Shkencëtarët thanë se tiparet e fytyrës që konsiderohen tërheqëse, mund të jenë në fakt tregues të shëndetit të mirë. /The Sun

Postime të ngjashme

"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona