Sulmi i Rusisë/ Drejtori i OBSH: Jam i shqetësuar për shëndetin e qytetarëve në Ukrainë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shprehur trishtim për sulmin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, me anë të një postimi në Twitter.

Ai thotë se është shumë i shqetësuar për shëndetin e popullit ukrainas.

“Jam zemërthyer dhe shumë i shqetësuar për shëndetin e njerëzve në Ukrainë teksa kriza është në përshkallëzim.

Sistemi shëndetësor duhet të vazhdojë të funksionojë për të ofruar kujdes për njerëzit për çdo problem shëndetësor”, shkroi ai ndër të tjera.

Ai bëri thirrje për paqe dhe akses të qëndrueshëm për ofrimin e ndihmës humanitare në Ukrainë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet