Austria pezullon ligjin për vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19

Austria pezullon ligjin për vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19 për të gjithë të rriturit, vetëm një muaj pasi qeveria e kishte miratuar atë.

Shteti me 9 milionë banorë ishte ndër të paktët në botë që i bëri të detyrueshme vaksinat kundër koronavirusit për të gjithë të rriturit.

Ligji hyri në fuqi në shkurt dhe parashikonte gjoba deri në 3,600 euro nga mesi i marsit për të gjithë ata që kapeshin ne shkelje.

Ministrja përgjegjëse për çështjet kushtetuese Karoline Edtstadler tha se “shkelja e të drejtave themelore” të ligjit nuk mund të justifikohet më nga rreziku që paraqet pandemia.

“Pas konsultimeve me ministrin e shëndetësisë, ne kemi vendosur që sigurisht që do të ndjekim atë që ka thënë komisioni i ekspertëve të shëndetësisë. Ne nuk shohim të nevojshme të zbatojmë vaksinimin e detyrueshëm për shkak të variantit Omicron, më i përhapuri kryesisht në vend”.

Varianti shumë i transmetueshëm mendohet se është më pak i rëndë se format e mëparshme të virusit, dhe deri më tani spitalet austriake kanë qenë në gjendje të përballojnë rritjen e infektimeve.

Thirrjet për rishikimin e ligjit janë bërë gjithnjë e më të më mëdha, pasi Austria ka hequr pothuajse të gjitha kufizimet e koronavirusit javët e fundit.

Në raportin e fundit të së martës Austria kishte regjistruar në total 3 milionë raste dhe më shumë se 15 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020. /The Guardian

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë