Mungesa e dritave i “preu” tubin e oksigjenit, ndërron jetë një grua me COVID

Dhjetëra banorë të fshatit Pojan të Maliqit po protestojnë para zyrave te OSHEE-së. Shkak është bërë mungesa e herëpashershme e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave të njësisë administrative Pojan.

Sipas banorëve ky problem vjen pasi linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara. Vetëm pak ditë më parë rrëzimi i disa shtyllave të tensionit të mesëm dhe të lartë ka lënë për 4 ditë pa energji këto fshatra.

Prej 7 ditësh gjithnjë sipas tyre çdo natë pas orës 18:00 deri në orën 24:00 fshati Pojan me rreth 6000 banore mbeten pa energji elektrike.

Njëri nga banorët tregon se mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar vdekjen e një personi me COVID pasi kjo e fundit ishte e lidhur me aparatin e oksigjenit.

Mungesa e energjisë elektrike në këtë fshat sipas banorëve ka dëmtuar edhe biznesin e kësaj zone. Deri tani mëSohet se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga zyrat e OSHEE-së. /abcnews.al

Postime të ngjashme

Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë