Studim/ Ja sa pompa duhet të bëni

Në një studim afatgjatë, shkencëtarët e Harvardit kanë zbuluar se burrat kanë më pak rrezik ndaj sëmundjeve të zemrës nëse mund të bëjnë një numër të caktuar pompash.

Sa pompa mund të bëni pa ndaluar? Numri i pompave që mund të bëni pa ndaluar mund të sigurojë një pasqyrë të shëndetit të zemrës. Mjekët kanë vlerësuar një studim afatgjatë nga Universiteti i Harvardit. Për dhjetë vjet u mblodhën të dhënat shëndetësore të mbi një mijë zjarrfikësve të moshës së mesme. Gjithashtu u mat se sa pompa mund të bënin ata dhe sa i lartë ishte elasticiteti i tyre në rutinë. Shkencëtarët publikuan së fundmi rezultatet.

Studiuesit ishin të befasuar: numri i pompave të kryera lidhej me rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimit, njerëzit që mund të bënin 40 ose më shumë pompa kishin një rrezik 96% të reduktuar në zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë një atak në zemër.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se rezultatet nuk janë domosdoshmërisht universale. Pa përjashtim, pjesëmarrësit ishin burra të moshës së mesme, aktivë profesionalisht. Mbetet e paqartë nëse testi mund të aplikohet edhe për gra apo burra të tjerë.

Si mund të bëni më shumë pompa? Nëse nuk bëni dot më shumë se 10, rekomandohet të vendosni gjunjët në dysheme për hequr tendosjen nga pjesa e sipërme e trupit dhe për t’u fokusuar në zhvillimin e teknikës së duhur dhe ndërtimin e forcës. Pasi të keni bërë 30 përsëritje, mund të kaloni te pompat normale.

Pas kësaj, rekomandohet të bëni fillimisht 10 pompa, të pushoni 60 sekonda dhe më pas të bëni 10 të tjera derisa të bëni 3 sete. Kështu duhet të veproni për një javë dhe më pas ta rrisni numrin gradualisht. Kështu që ju mund të bëni 12 pompa javën e dytë, 14 javën e tretë, e kështu me radhë derisa të arrini numrin që dëshironi. Minimalisht 40. /Prevention

Postime të ngjashme

Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët
Pse uthulla e mollës nuk duhet të mungojë në dietën dhe jetën tuaj të përditshme?
A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme? Zbulojeni tani