ISHP: Covid, në vjeshtë virus endemik

Rastet e reja me koronavirus nuk i kanë kapërcyer 100 në 24 orë në javën e fundit. Instituti i Shëndetit Publik thotë se piku kaloi në Janar dhe tani shifrat janë çdo ditë në ulje.

“Kemi një ulje të incidencës. Ka qenë 145 në dy javët pararendëse dhe aktualisht në dy javët aktuale jemi në nivelin e 47 raste për 100 mijë banorë”.

Ekspertet besojnë se pandemia do të marre fund vetëm në vjeshtë.

“Aktiviteti aktual i Covid po përvijon me këto ritme të ulëta. Parashikohet që të përvijohet me ritme të ulëta të hasjes së rasteve pozitive, por gjithsesi mbetet gjithçka duke u vlerësuar dhe monitoruar. Covid do jetë, shpresojmë që në vjeshtë të jetë një infeksion respirator endemik si në të gjitha vendet e tjera”.

Raste të infektuar me koronavirus ka të shpërndara në të gjithë Shqipërinë, duke përjashtuar 7 bashki të cilat rezultojnë “Covid free”. /Tv Klan

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve