Covid-19 tani më pak vdekjeprurës se gripi

Covid-19 është tashmë më pak i rrezikshëm edhe se gripi i zakonshëm. Gjithçka falë Omikronit dhe vaksinimit. Në këtë përfundim arrin një studim i kryer nga analistët e prestigjiozes britanike Financial Times, që ka analizuar të dhënat e infektimeve në Britaninë e Madhe.

Statistikat e ditëve të fundit në Britaninë e Madhe tregojnë se në çdo 100 mijë të infektuar me Omikron, që dominon tashmë thuajse plotësisht mes infektimeve me koronavirus, vetëm 35 humbin jetën.

Ndërsa në çdo 100 mijë të infektuar nga gripi, aktualisht ndërrojnë jetë 40 persona, çka tregon se gripi merr 5 jetë më shumë për çdo 100 mijë banor se koronavirusi.

Në nisje të pandemisë, varianti Alfa në Britaninë e Madhe ishte 20 herë më vdekjeprurës se gripi, me mbi 1 mijë vdekje për 100 mijë banorë. Xhon Bërn Mërdok, eksperti i statistikave në prestigjiozen Financial Times shkruan në Twitter se vaksinimi e ka reduktuar me 11 herë vdekshmërinë në raport me infektimet. Me 4 herë të tjera e ka reduktuar dhe Omicroni. /Financial Times

Postime të ngjashme

Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë