Gjermania regjistron rekord të ri të rasteve të reja me Covid-19

Incidenca shtatë-ditore e koronavirusit në Gjermani ka shënuar një tjetër nivel rekord, edhe pse vendi po përgatitet të lehtësojë masat kufizuese.

Instituti Robert Koch (RKI) regjistroi 262,593 raste të reja, një rritje me 22% krahasuar me një javë më parë, duke e çuar numrin total të infeksioneve në gati 17.7 milionë.

Rastet e reja janë rritur përsëri që nga fillimi i marsit, pasi rregullat që parandalojnë njerëzit e pavaksinuar të hyjnë në shumë hapësira publike të brendshme janë lehtësuar.

Incidenca shtatë-ditore u rrit në një nivel të ri prej 1,607 infeksionesh për 100 mijë banorë të mërkurën, nga 1,585 një ditë më parë.

269 ​​persona humbën jetën, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 126,142.

Të premten, pritet që parlamenti gjerman të miratojë një ligj, i cili do të reduktojë ndjeshëm kufizimet rreth Gjermanisë.

Qeveria argumenton se edhe pse rastet janë në rritje, nuk përbëjnë rrezik për të mbingarkuar sistemin shëndetësor për shkak të vaksinimeve, por dhe për faktin që varianti dominues në vend Omicron shpesh ka simptoma të lehta.

Masat e kufizuara mund të jenë ende në fuqi në pikat e nxehta me numër më të lartë të infeksioneve./ Reuters

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat