Nënvarianti i Omicron në Europë, Shqipëria nuk përjashtohet nga BA2

Dukej se pandemisë po i vinte fundi, por numri i të infektuarve me Covid në të gjithë botën ka pësuar rritje me 8%, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar shtetet të tregohen vigjilent ndaj koronavirusit.

Shtimi i të prekurve ka ardhur si pasojë e qarkullimit të variantit të Omicron, Ba2.  Mutacioni nuk ka mbërritur në Shqipëri, por specialistët e Institutit të  Shëndetit Publik  nuk e përjashtojnë përhapjen e tij dhe në vendin tonë.

“Ka një tendencë rritje në disa shtete të Evropës. Situata parashikohet e qëndrueshme. Megjithatë Shqipëria nuk është e shpëkuptur nga vendet e tjera. Momentalisht nuk qarkullon, por nëse futet ky variant nuk është e pamundur rritja e rasteve”

Studimet e deritanishme tregojnë se  nënvarianti i Covid ka transmetueshmëri më të lartë se Omicron ndërkohë shenjat që shfaq janë të ngjashme me të.  Shuarja e mutacioneve dhe fundi i pandemisë sipas autoriteteve mund të vijë vetëm me rritjen e mbulesës vaksinale.

Aktualisht  të prekurit më Covid në Shqipëri kanë pësuar rënie të ndjeshëm.  Në të gjithë vendin ka  655 të infektuar aktiv,  42 prej të cilëve po marrin trajtim në spital. /abcnews.al

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat