AKU vazhdon inspektimet në terren, drejtoresha Deda thirrje qytetarëve: Denonconi abuzimet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon me intensitet inspektimet në tregje dhe markete të ndryshme të vendit.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, e cila ndjek nga afër një pjesë të inspektimeve në terren, mori informacion nga drejtues të rrjeteve të marketeve mbi efikasitetin dhe inspektimet e AKU-së që nga fundi i janarit e deri më sot.

“Ne kemi nxjerrë një urdhër për shtimin e kontrolleve dhe monitorimin më të thelluar gjatë periudhës së fundit të janarit dhe e kemi shtrirë deri tani, që kur kjo sëmundje filloi të shfaqej në vendet e BE-së. Kemi qenë rigorozë për ndjekjen e gjurmueshmërisë për këto produkte shpendore”, tha Jeta Deda.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit monitoron dhe inspekton të gjithë territorin e vendit në kuadër të garantimit të shëndetit të konsumatorit, parandalimin e praktikave abuzive në tregtimin e vezëve të pavulosura e me mungesë gjurmueshmërie dhe mishit të pulës pa dokumentacion të rregullt veterinar nga thertorja e pa certifikatë veterinare.

Po kryhen kontrollet në të gjithë drejtoritë rajonale në pikat e tregtimit, magazinat, tregjet, marketet e supermarketet, stabilimentet e prodhimit të vezëve e përpunimit të mishit të shpendëve.

Drejtoresha e AKU-së u bëri thirrje shtetasve se produktet e kontrolluara janë të sigurta dhe kërkoi  konsumatorëve bashkëpunim  që të denoncojnë çdo abuzim.

Burimi:Top Channel

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar