Varianti i ri i Omicron BA.2, prek aparatin tretës

Varianti i coronavirusit Omicron ka pësuar ndryshim duke prodhuar një tjetër Mutacion, atë BA2 i cili ka një infektueshmëri 30 % më të lartë se sa Omicroni.

Ky variant i ri përveç se infekton më shumë ka ndryshuar edhe simptomat tek personi qe bie në kontakt me të. Më të vështirë e kanë të pavaksinuarit.

Skënder Brataj: Nuk mund të themi që është me agresiv se Omicroni. Ai  prek aparatin tretës, diegie stomaku, të vjella, diarre si dhe rrugët e sipërme respiratore, por jo të na japë insuficienca respiratore deri humbje jete.

Ilir Alimehmeti: Kush ka imunizim nuk shfaq komplikacione të rënda, nuk po flasim këtu për një dhimbje gryke apo bllokim hundesh. Secili nga ne e di tanimë gjëndjen imunitare në familje.

Varianti i ri i Omicron, Ba2  ka rritur numrin e rasteve të infektuara  në Evropë si Francë, Gjermani, Itali, së fundmi edhe në Greqinë fqinje. Ky variant infekton më shumë se sa edhe vetë Omicron. Në Shqipëri nuk vihet re rritje e numrit te te infektuarve, ndonëse ka dyshime dhe disa mostra janë dërguar për konfirmim në laboratorin e referencës. Por edhe nëse Ba2 mund të jetë i pranishëm në vendin tonë ekspertët duken optimistë, pasi thonë se një pjesë e mirë e shqiparëve e kanë kaluar coronavirusin dhe po kështu ka një përqindje të mirë të vaksinuar.

Skënder Brataj: Fatmirësisht të gjithë indikatorët edhe pse mund të këtë një rritje të lehtë  janë të qëndrueshëm, kemi 2 -3 të shtruar  në spital, janë diku tek 14 vetë.

Ilir Alimehmeti: Po të shikosh Shqipëri, Maqedoni, Kosovë janë në një situatë të qetë, ka pak raste. Kjo për shkak të imunizimit natyral dhe vaksnimit. Balkani  mund të ketë më pak vaksinim se Evropa Perëndimore,  por ka më shumë që e kanë kaluar sëmundjen.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese