Kina dërgon “ushtrinë” në Shangai, shpërthen varianti i ri, situata “jashtë kontrollit”

10 mijë punonjës shëndetësie, përfshirë 2,000 pjesëtarë të stafit mjekësor të ushtrisë dërguan autoritetet kineze në Shangai.

Qyteti më i madh i vendit po përballet me një valë të re të koronavirusit, e cila nuk është mundur të vihet në fre. Shangai e nisi ditën e sotme me testime masive të popullsisë së tij prej 25 milionë banorësh, teksa faza e izolimit ka hyrë në javën e dytë.

Ndonëse shumë fabrika dhe kompani financiare kanë arritur të funksionojnë edhe pas izolimit të punëtorëve të tyre, shqetësimet janë rritur për ndikimin ekonomik pas zgjatjes së izolimit në kryeqytetin financiar të Kinës. Varianti tejet infektues i Omicronit, BA.2, është duke testuar aftësitë e Kinës për të zbatuar qasjen e zero rasteve me Covid, e cila synon të parandalojë përhapjen e koronavirusit, duke izoluar secilin person që rezulton pozitiv, pavarësisht nëse ka simptoma apo jo.

Shangai ka shndërruar qendrat e ekspozitave dhe salla tjera në qendra të izolimit, ku njerëzit me pak apo aspak simptoma qëndrojnë përkohësisht. Kina regjistroi mbi 13,000 raste të reja me koronavirus, 12,000 prej të cilave ishin pa simptoma. 9,000 prej tyre janë në Shangai. Edhe në SHBA është dhënë alarmi për mbërritjen e një vale të re të Covid 19 është pikërisht varianti tejet infektues BA.2.

Askush nuk e di me siguri sesa rrëmujë mund të shkaktojë ky shtam i cili ka çuar tashmë në një shti të rasteve në Europë, thotë NYT, por tani po kthehet në një variant mbizotërues, ndërsa thuhet se ai mund ta anashkalojë lehtësisht mbrojtjen natyrore imunitare të trupit.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve