Mjekja Dollenberg: Vaksina e katërt këshillohet në periudhën e vjeshtës

Mjekja Aurora Dollenberg foli në “Open” për fundin e pandemisë duke thënë se edhe në Gjermani, karantina është shkurtuar në 1 javë ndërsa vaksina e katërt këshillohet të bëhet në vjeshtë.

Dollenberg: Askush nuk ka më dëshirë të lërë punëtorët 2 javë në karantinë. Edhe në Gjermani është shkurtuar në 1 javë. Pacientët po kërkojnë vaksinën numër 4, por unë këshilloj që të presin vjeshtën mund të dalin variante të reja.

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, bazuar në fjalën e ekspertëve u shpreh se nuk është e rrezikshme të ketë sëmundje të reja.

Brataj: Në verë mendoj që do dominojë BA2, ky virus po dominon dhe në Kinë. Një studim i disa ekspertëve amerikanë, teorikisht thuhet se është shumë e ulët përqindja, tjetra është që një stanjacion, një qëndrim me nëngrupet e veta që nuk do të ketë problem të madh.

Ekspertët thonë që nuk është e rrezikshme të ketë mutacione të reja. Në 30 vitet e fundit kemi pasur gjëra më të thjeshta. Ka të gjithë rreziqet e veta se sa më i vogël të jetë numri. Do të bashkëjetojmë me këtë virus, shpesh herë ngatërrohet me gripin./ Top Channel

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese