Në Shqipëri aktualisht po qarkullon mutacioni Delta i Coronavirusit, Omicron dhe së fundmi edhe nënvarianti i ri tij BA2. Predominon Omicron, por në spitalin Covid ka pacientë të shtruar për shkak të infektimit me BA2.
“Në 560 mostra 86 % kane rezultuar omicron një perqindje më e ulet me Ba2”- tha Silva Bino
Bino nuk e shikon shqetësuese situatën me mbërritjen e mutacionit BA2 të Omicron.
Sipas Binos Ba2 mund të shkaktoje klinikë të rënde tek personat e pavaksinuar dhe te ata që kanë bërë shumë herët dozën e dytë të vaksinës.
Varianti i omicron BA2 mund të jetë dominues pas disa javësh pasi ka një infektueshmëri 30% më të lartë se vetë omicron dhe se me dozë të tretë janë vaksinuar vetem 12 % e populatës target.
Në 556 mostra të analizuara ne Berlin
476 mostra rezultuan BA1 ( Omicron )
46 mostra rezultuan BA2 ( Omicron)
18 mostra rezultuan Delta/ Top Channel

