“Nivel i ri transformimi”, Manastirliu: Projektligj për autonominë spitalore

Këshilli i Ministrave ka kaluar një projektligj për autonominë spitalore. Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ky projektligj do të kalojë në Komision dhe synon që të jap një pavarësi të sistemit shëndetësor.

Qëllimi i vetëm sipas Manastirliu është që të rrite cilësia e shërbimeve ndërsa shton se është një pikë kthese për shëndetësinë.

Mes të tjerash Manastirliu u shpreh se do ngrihet edhe një Komitet Ekspertësh për një planifikim spitalor Kombëtar.

“Projektligj që do kalojë në Komisionet Parlamentare. Do sjellë një model të autonomisë spitalore. Vjen në këtë sistem të ri që plotësohet me këtë kuadër ligjor. Vjen nëpërmjet kartës së performancë.  Karta e autonomisë do të ketë disa nivele të përshkallëzuar se i hap rrugë autonomisë organizative dhe financiare. Qëllimi është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve. Si dhe administrim i burimeve financiare. Do angazhohen fondet e kujdesit dhe të gjithë strukturat e spitaleve. Do kemi planifikim spitalor Kombëtar me Eksperte me Komitet Ekspertësh. Do kemi spitale ditore, bashkiak dhe qendrat rajonale. Do kemi spitale për shërbime të dedifikuara edhe në bazë rajoni.”

“Është një pikë kthese. Do fillojë brenda këtij viti me miratimin e këtij ligji. Do na ndihmojnë në kosto të Kujdesit Spitalor dhe shtrirjes së modelit spitalor. Futemi në një fazë të re të sistemit spitalor.” tha Manastirliu.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese