51-vjeçarja në Korçë humbi jetën sapo u kthye në shtëpi nga spitali, zbardhet dëshmia e shefit të urgjencës

Zbardhet dëshmia e shefit të urgjencës për rastin e Albana Saliçe, 51 vjeçares që humbi jetën në Korçë.

Mjeku Çelnik Fetallari ka deklaruar para uniformave blu se zonja ka ardhur në urgjencë për të marrë mjekim pasi nuk ndihej mirë.

 “Erdhi në urgjencë me dhimbje gjoksi. I bëmë të gjitha kontrollet. I bëmë EKG e zemrës, i doli shumë mirë. S’kishte probleme. Edhe në analizat, doli mirë. Nuk kishim pse ta mbanim në spital pasi u qetësua.”

Mësohet se shefi i urgjencës të ketë mohuar faktin e dhënies të ndonjë injeksioni siç u shpreh bashkëshorti i viktimës. Më konkretisht ai nuk ka folur për asnjë injeksion ose gjilpëre të bërë ndaj viktimës. Dyshimet paraprake për vdekjen e 51 vjeçares lidhen me problemet kardiake, dhe faktin që ajo mund të ketë pësuar infarkt./Top Channel

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese