“Gara” e celularit, zakoni i dëmshëm që kanë të mëdhenj e të vegjël

Përherë e më shumë po shohin nëpër rrugë dhe ambiente publike njerëz që ecin duke parë celularin, jo me kokën drejt. Prindër e fëmijë duket sikur janë në garë se kush qëndron më shumë në celular.

“Fenomeni është i mundur të rregullohet. Këtë p.sh. e kanë bërë deri diku shkollat, të cilat nuk ua lejojnë fëmijëve përdorimin e celularit. Dhe shumë shkolla këtë e bëjnë me mjaft rigorozitet. Por me kthimin në shtëpi, ata janë tërësisht nën ndikimin e prindërve. Kështu që kur vjen koha për të biseduar me njëri-tjetrin, telefonat duhen mbajtur larg dhe duhet të jenë prindërit të parët që e bëjnë këtë”, tha sociologia, Entela Binjaku.

Kostot më të mëdha të kësaj gare të celularëve i paguajnë sigurisht fëmijët, sepse ata janë në proces rritje. Fëmijët në vend që të shpenzojnë kohën me atë që është shumë e shëndetshme për ta siç janë lojërat në natyrë, aktivitetet sportive, me jetë në lëvizje, me frekuentimin e rretheve të ndryshme që kanë në qendër talentet.

Por në vend të kësaj fëmijët përqendrohen në virtualitet, fillojnë e bëjnë jetë më sedentare, e cila ndikon në mbipeshë, në mënyrën se si ata e perceptojnë realitetin, ndikon në reduktimin e orëve të gjumit, në rënien në mësime.

Shpeshherë ne themi se fëmijët mësojnë përmes modelit dhe jo përmes metodës “Bëj si them unë dhe mos bëj si bëj unë”, ky është një model që përcillet në mënyrë të drejtpërdrejt tek fëmijët./ Top Channel

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve