Lija e majmunëve në Evropë/ Çfarë duhet të dini

Prej disa ditësh, OBSH ka raportuar se janë hasur raste të lisë së majmunëve tek njerëzit në disa shtete të botës.

Orët e fundit kjo sëmundje ka mbërritur edhe në Evropë kryesisht nga Spanja ku po testohen disa raste. Sipas ekspertëve kjo lloj lije nuk është e zakontë, por ka simptoma të lehta.

Si t’i njihni simptomat?

Ky virus i rrallë shkakton temperaturën, puçrra të vogla të kuqe, shkakton lodhje, dhimbje muskulare apo dhimbje koke.

Një ndër simptomat më të dhimbeshe sipas ekspertëve është shfaqja e puçrrave të vogla të kuqe në lëkurë.

Ndër simptomat e rralla të këtij virusi janë të vjellat dhe diarrea e vazhdueshme apo problemet me sytë që mund të çojnë deri në verbim.

Sipas ekspertëve pjesa më e madhe e personave shërohet në pak javë pas infektimit dhe vetëm 3.3% e rasteve mund të kenë rrezikshmëri apo vdekje.

Si transmetohet lija e majmunëve?

Ky virus përhapet përmes kontaktit të ngushtë, kryesisht tek kafshët, por edhe tek njerëzit.

Këtu futet edhe kontakti i lëkurës, lëngjeve trupore apo nga çarçafët, rrobat apo sende të tjera personale të kontaminuara më parë.

Një studim i viti 2013 nga Qendra Kombëtare e Kërkimit në SHBA  tregon se lija e majmunëve mund të qëndrojë në ajër në  një ambient të mbyllur edhe për 90 orë.

Vendet që kanë raportuar raste dhe po merren me evakuimin e këtyre pacientëve deri tani janë Belgjika, Portugalia, Spanja dhe Amerika./ Top Channel

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve