Covid-19 që zgjat/ Mjekët: Mos neglizhoni simptomat dhe kur e keni kaluar

Edhe pse mund të kenë  kohë që e kanë kaluar covidin pasojat tij vijojnë t’i ndiejnë edhe pothuajse pas një viti.

Mjekët e përkufizojnë ‘long covid’  ose covid i zgjatur dhe thonë se kjo po konstatohet jo vetëm tek ata persona të cilët e kanë kaluar në gjendje të rendë shëndetësore por edhe tek ata qe e kanë kaluar lehtë apo kanë qenë asimptomatike.

Përllogariten 10 % e personave që kanë kaluar covidin të jenë prekur nga ‘Long Covid’ dhe  një pjesë e mire ndiejnë ende rrahje të forta të zemrës apo vështirësi për  të ecur.

Ne këto raste Mjeket këshillojnë që asnjë simptomë të mos neglizhohet por të kontaktohet mjeku i familjes në mënyrë që të orientohen për tek mjeku specialist sipas gjurmëve që ka lënë Covid .

Sipas studimeve të bëra nga Qendra Kombëtare për statistikat Shëndetësore në ShBA përllogaritet  që 1 në 5 persona të prekur nga Covid  janë prekur nga ‘Long Covid’./ Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet