Po vjen java përvëluese/ Mjekët: Kujdes të sëmurët nga zemra, të moshuarit dhe shtatzënat

Java që vjen parashikohet të jetë me temperatura të larta dhe mjekët këshillojnë që të bëjnë kujdes, të moshuarit ata me probleme  kardiake, gratë shtatzëna pasi këto ditë janë regjistruar shumë urgjenca të qytetarëve kanë pësuar gjendje të fikti vetëm për shkak të të nxehtit

“Patologjite kardiake janë në vend të  parë. Ato zënë 35 % të urgjencave. Në këto ditë të nxehta kemi pasur 70 ugjenca për shkak të gjendjes së të fiktit” -u shpreh Brataj.

Personat me probleme kardiake të cilët marrin mjekim për të ruajtur vlera normale të tensionit, duhet të konsultohen me mjekun kardiolog për të ndryshuar dozat e trajtimit,  pasi rritja e temperatuarve ndikon në zgjerimin e venave dhe po kështu në  vlerat e tensionit.

Mjekët këshillojnë të konsumohet ujë deri në 2.5 litër në ditë në mënyrë që  organzimi të mos dehidratohet nga i nxehti. Po kështu në këto ditë të nxehta duhet bërë kujdes në reduktimin e sasisë së ushqimit, shtuar frutat dhe perimet./ Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet