Denisa Canameti
8% e të gjitha vizitave në shërbimin e urgjencës së QSUT-së janë ankesa për sëmundjet reumatizmale. E megjithatë, mjekët e këtij shërbimi kanë shumë pak
njohuri në këtë drejtim, duke i referuar pacientët tek mjeku ortoped, neurolog a infeksionist në një kohë që mund ta menaxhojë vetë këtë problem.
Një gjë e tillë u deklarua sot në Konferencën e 4-t Kombëtare të Reumatologjisë me pjesëmarrjen e mjekëve reumatologë nga Shqipëria dhe Kosova. Mjekët Edmond Zaimi dhe Elizana Petrela, të cilët referuan temën “Urgjencat reumatizmale në QSUT”, thanë se qëllimi i studimit të prezantuar ishte njohja e urgjencave reumatologjike nga mjekët e shërbimit të urgjencës.
Nga përfundimet doli se emergjencat reumatologjike janë mjaft të zakonshme në praktikën klinike, pasi përbëjnë 8% të tyre. Megjithatë, mjekët që kanë pak ose aspak trajtim në reumatologji shpesh ndihen të pasigurt për mënyrën sesi duhen trajtuar këto probleme akute.
Pacientë të tillë, shpesh referohen tek ortopedi, neurologu, infeksionsti etj., në një kohë që vetë mjeku i urgjencës mund ta menaxhojë fare lehtë një problem reumatizmal.


