Shtohen rastet e urgjencave në QSUT, mjekja: Qytetarët shmangin mjekun e familjes

Iliada Kovaçi

Pothuajse gjatë gjithë muajit korrik temperaturat kanë qënë shumë të larta, ku termometri ka shënuar edhe 40 gradë. Rritja e temperaturave, rritja e rasteve të të infektuarve me covid-19 ka rritur edhe numrin e urgjencave, në QSU Nënë Tereza.

Personeli mjekësor I urgjencës ka raportuar se kryesisht janë urgjenca kardiake, urgjencat e neurologjisë dhe gastro-intestinale. Numri i urgjencave arrin afërsisht rreth 300 brenda ditës.

“Një numër i lartë pacientësh me temperaturë po i drejtohen urgjencës çdo ditë. Në totalin e rasteve, rreth 80-100 raste janë pacientë në gjendje febrile dhe me gastrointerite. Rastet me covid janë shtuar gjithashtu. Pacientët vijnë në gjendje të rënduar dhe shtrohen minimumi 5-6 në ditë” – raporton mjek në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme, Dr. Anduela Cuko.

Gjithashtu ajo është shprehur për gazetën Shëndeti duke thënë se: “I gjithë ky fluks vjen për arsye se pacientët nuk i drejtohen mjekut të familjes por menjëherë urgjencës. Ndaj përballemi shpesh me të tilla situata, ku e mira është sigurisht të kryhen fillimisht vizita tek mjeku i familjes”, përmbyll mjekja Cuko.

 

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve