Vendimi i qeverisë: Dy ditë pushim për punonjësit e administratës që dhurojnë gjak

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se qeveria ka marrë një vendim që u ofron punonjësve të administratës dy ditë pushim sa herë që dhurojnë gjak. Nisma, sipas Manastirliut bëhet për të ndihmuar sidomos fëmijët talasemikë, që kanë nevojë të vazhdueshëm për gjak.

“Për ata të cilët që dhurojnë vullnetarisht gjakun, do të ketë disa incentiva i këtij akti human dhe përgjegjësi qytetare. Për të gjithë ata që do të jenë vullnetarë të dhurimit të gjakut parashikohet që të jetë pushim ditën që dhuron gjak dhe ditën e nesërme, duke u paguar rregullisht”, tha ministrja.

“Për ata që do të dhurojnë gjakun minimalisht 3 herë në vit, do të kenë mundësi që të mund të pushojnë në shtëpitë e pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes për 7 ditë, sipas një kalendari të hartuar më parë”.

Sipas Manastirliut, nisma do të rrisë numrin e personave që do të dhurojnë gjak, jo vetëm gjatë fushatave.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese