Në ditën ndërkombëtare të të rinjve, katër të rinj nga Tirana u mirëpritën në sallën e këshillit bashkiak Tiranë ku organizuan një diskutim të hapur rreth problematikave të të rinjve në Tiranë.
Në aktivitet ishin të ftuar anëtarë të këshillit bashkiak, përfaqësues të Aleancës së të rinjve në këshill, përfaqësues të organizatave jo qeveritare, aktivistë, etj. Pjesmarrësit e programit adresuan çështje si: praktikat e paguara për të rinjtë në proces diplomimi apo të sapodiplomuar, ngritja e inkubatorëve me fokus biznesi dhe inovacioni për të ndihmuar në rritjen e punësimit të të rinjve, promovimin e praktikave mjedisorë në shkolla dhe fuqizimin e vajzave drejt arritjes së barazisë gjinore.
Aktiviteti ju dha mundësinë pjesmarrësve të adresonin problematikat dhe paraqitnin mundësitë e zgjidhjeve njëkohësisht të merrnin pyetje dhe rekomandime për zgjidhje të mundshme. Të rinjtë adresuan problematikat dhe u angazhuan të punojnë së bashku me institucionet vendore për të ndërtuar nisma gjithëpërfsirëse me qëllim që gjeneratat e të rinjve të realizojnë kërkesat e tyre.
Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) është një organizatë joqeveritare me qendër në SHBA që mbështet dhe promovon demokracinë duke zbatuar programe që forcojnë partitë politike dhe qeverisjen. Që nga tetori 2021, programimi i IRI-së në Shqipëri financohet nga National Endowment for Democracy (NED), një organizatë jofitimprurëse e financuar nga qeveria e SHBA-së, e dedikuar për rritjen dhe forcimin e institucioneve demokratike.



