Helmohen nëntë punonjës të një fabrike përpunimi ulliri në Fier

Nëntë punonjës të një fabrike përpunimi ulliri. janë paraqitur këtë të enjte me shenja intoksikimi në spitalin e Fierit.

Pacientët janë shoqëruar ne mjediset e urgjencës dhe po marrin ndihmën mjekësore. Sipas bluzave te bardha, ata nuk paraqesin komplikacion dhe janë duke iu nënshtruar të gjitha ekzaminimeve mjekësore. Situata e pacientëve paraqitet e stabilizuar, duke qenë se kanë marrë në kohë edhe shërbimin mjekësor. Është parë e nevojshme që 4 pacientë të mbahen në observim spital, ndërsa të tjerët janë larguar për në shtëpi. Situata paraqitet normale edhe për 4 pacientët qe vijojnë te marrin terapi, e pas përfundimit të saj do të shoqërohen për në banesë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve