Dëmi nga medikamentet, OBSH: Një në 20 pacientë, pasoja nga mjekimi i pasigurtë

Një në 20 pacientë vuan dëme të shmangshme nga mjekimi i pakujdesshëm apo praktika e pasigurta. Në nivel global, gjysma e dëmeve që konsiderohen të parandalueshme në kujdesin mjekësor lidhen medikamentet, një e katërta e të cilave klasifikohen si tepër të rënda ose kërcënuese për jetën.

Të dhënat janë bërë publike nga OBSH në Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë së Pacientëve ku theksohet se barra e rëndë që po vjen nga ilaçet e gabuara apo mjekimi I pakujdesshëm është rritur ndjeshëm pas pandemisë.

Të moshuarit  janë një nga grupet më të rrezikuara nga dëmet e ilaçeve, sidomos ata që marrin shumë medikamente njëherësh.

Po kështu një studim i bërë në vitin 2021 tregoi se një në çdo tre të anketuar pranoi se ishte vetë-mjekuar për të parandaluar COVID-19. Kjo sipas ekspertëve është e patolerushme, sepse praktika të tilla kanë çuar shpesh në pasoja të rrezikshme për jetën si rezultat i ndërveprimeve të medikamenteve, dhe administrimit të gabuar të dozës apo zgjedhjes së trajtimit.

OBSH konstaton shkallë të lartë të dëmtimit të pacientëve edhe në sallat kirurgjikale që lidhen kryesisht me mjekimin gjatë një ndërhyrjeje, gjatë qëndrimit në reanimacion apo kur pacienti paraqitet në urgjencë.

Medikamentet janë mjete të fuqishme për mbrojtjen e shëndetit, po nëse përshkruhen dhe meren gabimisht ose janë jocilësore, mund të shkaktojnë dëme serioze si pa aftësi apo humbje jete.

Kostoja globale e lidhur me gabimet në  mjekim është vlerësuar në 42 miliardë dollarë në vit.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese