U arrestua për ryshfet, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale dhe dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Fitim Marku, mjeku i Spitalit të Traumës që u arrestua pak ditë më parë në një operacion të Policisë me agjent të infiltruar, është dërguar me urgjencë po në spitalin ku punonte. Marku ka pësuar ishemi cerebrale në paraburgim.

Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, në duart e kolegëve të tij, për ndërhyrje të menjëhershme.

Po sot, pritet që togat e zeza të Tiranës pritet që t’i komunikojnë Fitim Markut masën e sigurisë. Do të jetë gjyqtari Gerd Hoxha, i cili në këto kushte duhet të shkojë në ambientet e spitalit për të njoftuar personin e arrestuar për masën e sigurisë.

Ishemia cerebrale është në një nga llojet më të mëdha të aksidenteve cerebrovaskulare që ekzistojnë, e cila karakterizohet nga shfaqja e një degjenerimi ose vdekje neuronale në tru që rrjedh nga ekzistenca e një lloj bllokimi në ndonjë prej enëve të gjakut që furnizojnë trurin.

“Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë”, njoftoi Prokuroria e Tiranës për arrestimet, ndërkohë që pati dhe reagime të shumta.

Mjeku Marku u arrestua në sallë pasi mori paratë nga “pacienti”, i cili në të vërtetë ishte agjent i infiltruar. Edhe vetë Spitali i Traumës kërkoi të mos njollosen bluzat e bardha, pasi kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet