Shurupi vdekjeprurës për fëmijë është duke qarkulluar, OBSH ngre alarmin!

Një alarm global është lëshuar për katër shurupe të kollës për fëmijët pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se ato mund të lidhen me vdekjen e të paktën 66 foshnjeve në Gambia. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një deklaratë ku bën thirrje për tërheqjen e menjëhershme të tre shurupeve për fëmijë nga një kompani indiane, të cilat mund të jenë shpërndarë në disa vende dhe mund të lidhen me dëmtimin akut të veshkave dhe vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia.

Sipas OBSH shurupet kanë qenë të lidhura potencialisht me dëmtimin akut të veshkave. Produktet janë prodhuar nga një kompani indiane, Maiden Pharmaceuticals, e cila nuk kishte ofruar garanci për sigurinë e tyre. Ekspertët duan të dinë se në cilat vende të tjera është shpërndarë ose shitur në internet shurupi dhe nëse vdekjet janë raportuar diku tjetër përveç Gambisë. Sipas faqes së internetit të kompanisë, barnat e saj shiten në tregun vendas, por eksportohen edhe në vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine. Ndërkaq, katër produktet janë Promethazine Oral Solution, Kofexmalin Baby Cough Shurup, Makoff Baby Cough Shurup dhe Magrip N Cold Shurup.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim