Kujdes gjatë festës! Shefi i shërbimit të urgjencës: Rreziqet nga alkooli, fishekzjarrët dhe djegiet

Nata e ndërrimit të vitit shpesh herë është shoqëruar me incidente nga fishekzjarrët apo aksidente për shkak të konsumit të alkoolit apo lëndëve narkotike.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skënder Brataj thotë se janë marrë masa në prani të ambulancave në rast se do të duhet, por i këshillon qytetarët të bëjnë kujdes që nga përdorimi i fishekzjarrëve të cilat edhe pse janë reduktuar janë të pashmangshme.

Tymi i tyre bën alergji tek fëmijët tek ata me probleme respiratore, por kujdes nga djegia, mos i drejtoni nga dritaret e ballkoneve”, tha Brataj.

Por gjatë natës së ndërrimit të viteve konsumohet shumë alkool  dhe Brataj ka një këshillë për të gjithë, të paktën të mos drejtojnë makinën duke shmangur aksidentet.

E mira është ta drejtojë dikush që nuk ka konsumuar alkool ose të presim deri sa të zbardhet aty ku ka festuar . Gëzuar për të gjithë shqiptarët një vit sa më i mbarë!”, tha Brataj.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese