Përfundon takimi i studentëve të mjekësisë me Begajn: Ndryshe nga të tjerët, dëgjoi

Studentët e mjekësisë dhanë një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit të tyre me presidentin Bajram Begaj këtë të martë.

Një nga studentet që mbajti fjalën tregoi se ishte bërë një tryezë diskutimi mes tyre, presidentit dhe këshilltarëve ku u dëgjuan të gjitha shqetësimet.

“Presidenti u shpreh se do të shqyrtojë këtë ligj të miratuar tashmë nga parlamenti shqiptar dhe sigurisht do pritet në vazhdim se si do të jetë reagimi. Ne bëmë një takim si përfaqësi e studentëve të mjekësisë, siç kemi bërë deri tani duke kërkuar takime me instanca apo dhe me zyrtarë të ndryshëm, takimi i sotëm ishte mëse serioz dhe paraqitëm çdo problematikë tonën në një tryezë, por se çfarë qëndrimi do të mbahet s’mund të japim deklarata,” – u shpreh studentja.

Ata u shprehën se presidenti i dëgjoi me vëmendje, ndryshe nga çfarë kanë bërë institucionet e tjera pararendëse dhe se takimet ku ata do të japin sugjerimet e tyre për politika përfshirëse dhe jo detyruese, do të vazhdojnë edhe në instanca të tjera.
BURIMI: euronews.al

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon