Operacion i rrallë në QSUT, mjekët i heqin tre tumore 67-vjeçares (Video)

Një ndërhyrje delikate është kryer me sukses nga ekipi multidisiplinar i kirurgëve, urologëve dhe reanimatorëve në Spitalin Kirurgjikal në QSUT.

Kryeminisitri Edi Rama ka ndarë historinë në rrjetet sociale duke përgëzuar ekipin mjekësor për punën delikate.

“Pas një seri ekzaminimesh dhe konsultës së përbashkët të disa mjekëve specialistë, u realizua me sukses heqja e tre tumoreve (në veshkë, mbiveshkoren e majtë dhe tëmth), duke ruajtur veshkën e vetme që pacientja kishte”, tha Aurel Janko, shef i Shërbimit të Urologjisë.

“Është një rast shumë i rrallë edhe në botë”, tha Arvit Llazani, kirurg.

Ecuria post-operatore e pacientes 67-vjeçarja ishte shumë e mirë edhe pse e vështirë.

“Një ndërhyrje të tillë nuk e kishim realizuar më parë. Pjesë e vështirë ishte edhe ajo postoperatore pasi stresi kirurgjikal ishte shumë i madh dhe pjesa rikuperuese ishte jashtëzakonisht shumë delikate”, tha Zamira Hysenaj, mjeke anesteziste.

Pacientja tashmë është larguar në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve