Publikohet raporti i KE për Shqipërinë: Kanabisi mjekësor rrezikon devijimin drejt tregjeve të paligjshme

Gati 1 vit pas çeljes zyrtare të negociatave, Komisioni Europian ka publikuar raportin ‘screening’ për vendin tonë, ku pasqyrohet rrugëtimi Shqipërisë drejt BE-së, ndërsa evidentohen arritjet dhe problematikat kryesore.

Në raport përmendet edhe nisma për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, për të cilën theksohet se e rëndësishme është parandalimi i mundësisë që ai të përdoret për qëllime të tjera.

“Legjislacioni i Shqipërisë është pjesërisht i përputhur me acquis e BE-së, veçanërisht në lidhje me kriminalizimin e trafikut të drogave të paligjshme dhe dërgimin e mostrave të substancave të kontrolluara. Shqipëria duhet të adoptojë një bazë ligjore për emërimin e një pikë kontakti kombëtare, për procedurat e dërgimit të mostrave të drogave të sekuestruara, dhe për një proces të përshtatshëm për shkatërrimin e substancave.

Megjithëse Shqipëria nuk ka një strategji të dedikuar për drogat që i mbulon të gjitha aspektet, ajo ndjek një qasje të balancuar në politikën e drogës, duke u përqendruar si në zbatimin e ligjit dhe uljen e furnizimit, ashtu edhe në uljen e kërkesës dhe parandalimin, gjë që është në përputhje me qasjen e BE-së. Në lidhje me projektligjin e paraqitur në parlament për të lejuar kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, është e rëndësishme të sigurohen mekanizmat e duhur për të parandaluar që ky kanabis të devijojë në tregjet e paligjshme.

Përpjekjet e vazhdueshme janë të nevojshme për të përputhur legjislacionin kombëtar me listën e substancave psikoaktive të BE-së, e cila përditësohet rregullisht”./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim