Psikologia: Varësia ndaj teknologjisë po krijon autizëm social

Qyteti bregdetar irlandez Greystones është bërë qyteti parë në botë që u ndalon fëmijëve deri në shkollën e mesme mbajtjen e një celulari.

Projekti pilot nisi me iniciativën e prindërve të cilët vendosën që fëmijët e tyre të mos kalonin kaq shumë kohë në një ekran celulari. Më shumë se 70% e prindërve ranë dakord të mos u blinin telefona inteligjentë fëmijëve të tyre.

Eksena Qirici, pedagoge, psikologe klinike tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se, varësia ndaj teknologjisë e ngjashme me varësinë ndaj drogës dhe po krijon një autizëm social.

“Fakti që duam të heqim telefonat është se dëmet që po shkaktohen nga telefonat janë shumë të mëdha dhe aftatgjata. Irlanda ka kushte më shumë psikologjike dhe sociale për të zbatuar këtë vendim, është një efekt social. Duke qenë një fenomen në grup, nëse unë si prind vendos të mos ja ble fëmijës telefonin, kur ai del në komunitet unë përballem me ai e ka unë s’e kam dhe unë vihem përpara përgjegjësisë. Fëmija mund edhe të bullizohet. Dhe ndaj ky është një mjet artificial që po ndërton probleme të zhvillimit të krahasuara me varësinë ndaj drogave dhe me një autizëm social”, tha psikologia.

Postime të ngjashme

Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim