Skandali në QSUT, Beqaj: Stafi mjekësor s’ka përgjegjësi

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i pyetur nga gazetari Ilir Babaramo për skandalin e ndodhur në QSUT së fundmi, si dhe për vdekjen e Doktor Florit, u Ilir Beqajshpreh se në asnjërin rast nuk shikon ndonjë përgjegjësi tek stafi mjekësor, i cili, sipas tij, ka dhënë gjithë shërbimin e kërkuar.

Sipas Beqajt, problemi më i madh në rastin e ngacmimit seksual, ishte fakti se pse një punonjës i shërbimit funeral ndodhej pranë vajzës, në një kohë që nuk ofroi asnjë lloj zgjidhjeje për këtë problem.

Për rastin e Doktor Florit, ministri sërish u shpreh se fajin e kishin pasur familjarët, të cilët nuk ishin treguar “të qartë” me stafin shëndetësor lidhur me situatën në fjalë.

Sa për premtimet për shëndetësinë falas, Beqaj tha se ky premtim vazhdon të jetë një nga angazhimet kryesore të qeverisë. Por për realizimin nuk u dha asnjë afat, pasi, sipas ministrit, “para se të shkojmë te ky lloji sistemi, duhet të rregullojmë ca pjesë kryesore të sistemit të shëndetësisë”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim