Miratohen tarifat për Mjekësinë, ja sa do të paguajë një student që nuk shërben në vend pas diplomimit

Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë ka përllogaritur koston e një studenti të Mjekësisë së Përgjithshme.

Në vendimin e bordit, çdo student që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekësh të reja për çdo vit studimi. Tashmë pritet që të përpilohet kontrata që do të nënshkruajnë studentët.

Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, për të përcaktuar këtë tarifë u ngrit një grup pune për përllogaritjen e kostove për një student që ndjek studimet në fakultetin publik të mjekësisë.

UMT ka përllogaritur prej vitit 2019 të njëjtën kosto studimi, pra rreth 2400 euro. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë

Që prej nisjes së vitit të ri akademik, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, pasi një pjesë e tyre nuk janë dakordësuar me vendimin e qeverisë që i detyron të punojnë pas studimeve 2 deri 5 vite në Shqipëri.

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm