Studimi i ri/ Viagra mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit me 60 për qind

Viagra- alzheimer

Viagra mund të ulë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit me 60 për qind, ka zbuluar një studim i ri.

Studiuesit thonë se pilula e vogël blu bllokon një enzimë që është gjetur në trurin e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje në masë të madhe.

Viagra gjithashtu ndihmon në rritjen e furnizimit me gjak, që do të thotë se ka potencialin për të trajtuar Demencën, pasi përmirëson shëndetin e trurit.

Studimi – i cili shqyrtoi më shumë se 27,000 persona mbi 65 vjeç – zbuloi se rreziku ishte 62% më i ulët për burrat dhe 47% më i ulët për gratë nëse merrnin pilula.

Hulumtimi krahasoi rezultatet e atyre që kishin marrë Viagra dhe atyre që nuk kishin marrë atë. Hulumtimi u ndërmor nga Qendra Mjekësore Mount Sinai në Nju Jork.

Autori Xingyue Huo tha për The Sun: “Ne zbuluam se sildenafil (lënda vepruese) ishte i lidhur ndjeshëm me një rrezik 60% më të ulët të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer“. / DailyMail.co.ul

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale