Supë me makarona elb, mish pule dhe domate

receta, soup

Moti i ftohtë dhe me shi pa një supë të ngrohtë nuk quhet, apo jo? Kjo është një nga pjatat më të preferuara si nga të rriturit, edhe nga fëmijët ndaj provojeni.

Përbërësit: 1/2 gotë makarona elb(orzo), 2 gota lëng pule, 2 gota ujë, mish pule (pjesa e bardhë), 3 domate, 1 qepë e vogël, 1 thelpi hudhër, kripë, piper, gjalpë, vaj ulliri, 1 lugë gjellle salcë domatesh, kopër dhe limon.

Përgatitja: Qepën e presim shumë imët dhe e shtojmë në enën e supës në temperaturë mesatare, ku më përpara kemi shkrirë gjalpin (rreth 70 g) me pak vaj ulliri. E skuqim qepën avash që të zbutet dhe më pas shtojmë hudhrën e shtypur. Pasi janë skuqur shtojmë domatet e grira në rende. Kur masa ka marr valë, shtojmë pak kripë, piper, dhe salcën e domates për t’i dhënë më shumë ngjyrë. Shtojmë lëngun e pulës të zier më parë, ujin dhe në fund makaronat elb. I lejmë të ziejnë pak makaronat dhe më pas shtojmë mishin e pulës. Nga fundi kontrollojmë kripën dhe shtojmë kopër të prerë imët sipas dëshirës.  Ju bëftë mirë!/Living.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve