Robert Ndrenika në spital, nuk pranon trajtim të veçantë

robert ndrenikaArtisti i Popullit, aktori i madh Robert Ndrenika po mjekohet në spital për zemrën. Aktori 73-vjeçar po merr kurat e zakonshme për problemet në zemër pasi ndodhet para një by-pass-i. Momentalisht Ndrenika po ndiqet nga shefi i kardiologjisë në QSUT, Tiranë, Artan Godo.

Nga persona brenda spitalit mësohet se Robert Ndrenika nuk ka pranuar të kërkojë një trajtim si person i veçantë, pavarësisht të qenët një artist i madh.

“Ndrenika ndodhet në dhomë me të afërmin tim. Më duhet të shpreh keqardhjen për mungesën e vëmendjes ndaj artistëve shqiptarë. Për ato kushte që ofron QSUT, shteti duhet t’i siguronte një mundësi trajtimi jashtë vendit, por i madh Ndrenika s’kishte pranuar ta lypte një gjë të tillë. Urojmë shërim të shpejtë për këtë legjendë ende mes nesh”, shprehet për “Shëndet+”, një nga familjarët e pacientëve në repartin e Kardiokirurgjisë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim