Rënia në peshë përmes ngushtimit të stomakut

Dr. Kadir Burak Koza, Spitali Amerikan  

Bypass-i gastrik (i njohur edhe si ngushtim i stomakut) është një kirurgji që ju ndihmon të humbni peshë duke zvogëluar stomakun, pra, aftësinë dhe kapacitetin e tij për të mbajtur ushqimin që ne hamë.

Dr Kadir Burak Koza

Dr. Kadir Burak Koza

Vetëm bypass-i gastrik nuk është zgjidhja përfundimtare për humbjen e peshës. Në fakt, të ndihmon të hash më pak, por sërish juve do t’ju duhet më shumë përkushtim. Që të humbni peshë dhe të evitoni komplikacionet e kësaj kirurgjie, ju duhet të kryeni ushtrime dhe të ushqeheni sipas guidës dhe dietës së rekomanduar nga mjeku specialist.

Pas kirurgjisë, stomaku juaj do të jetë zvogëluar. Ju do të ndiheni të ngopur me pak ushqim. Ushqimi që do të hani, tashmë nuk do të shpërndahet nëpër pjesët e stomakut tuaj dhe zorrën e vogël që e shpërbën atë. Kjo, sepse trupi juaj nuk do të mund të absorbojë të gjitha kaloritë nga ushqimi që ju konsumoni.

Parapërgatitja

Me rekomandimin e stafit të specializuar mjekësor ju do të kryeni një sërë testesh laboratorike dhe ushtrimesh përpara se të kryeni ndërhyrjen. Ju duhet t’i bindeni një diete në ushqim dhe në medikamentet që do të merrni. Mund t’ju rekomandohet dhe një program aktiviteti fizik, si dhe lënia e duhanit nëse jeni duhanpirës/e.

Procedura kirurgjikale

Pas vendosjes së anestezisë së përgjithshme, këto janë dy hapat që ndiqen për procedurën kirurgjikale:

Hapi i parë është rruga drejt zvogëlimit të stomakut. Kirurgu do të përdorë kapëse për të ndarë barkun tuaj në dy pjesë të vogla; të sipërmen dhe në një pjesë më të madhe të poshtmen. Seksioni kryesor i stomakut tuaj (i quajtur qese, në madhësinë e një arre) është vendi ku shkon ushqimi që ju konsumoni.

Hapi i dytë është bypass-i gastrik. Mjeku do të bëjë lidhjen e një pjese të zorrës suaj të vogël (jejunum) me një vrimë të vogël në qesen tuaj të stomakut. Tashmë, ushqimi që do të konsumoni do të kalojë nga qesja e stomakut në këtë hapje të re në zorrën e vogël. Për këtë arsye, tani trupi juaj do të absorbojë më pak kalori.

Renie ne pesheBypass-i Gastrik realizohet nëpërmjet 2 lloje ndërhyrjesh. Me kirurgji të hapur dhe me ndërhyrje mini-invazive.

Mënyra e dytë, e quajtur laparoskopi, realizohet nëpërmjet një kamerë të hollë që vendoset në stomakun tuaj.

Fillimisht, kirurgu do të bëjë 4 – 6 prerje të vogla në barkun tuaj. Në çdo prerje do të depërtojë tubi laparoskopik, i cili do të lidhet me video monitorin në sallën operative.

Avantazhet e laparoskopisë në krahasim me kirurgjinë e hapur janë:

  • Qëndrim i shkurtër në spital dhe shërim i shpejtë.
  • Më pak dhimbje
  • Shenja të vogla të ndërhyrjes dhe risk i ulët infeksioni
  • Kohëzgjatja e ndërhyrjes është 2 – 4 orë

Sipas një studimi, tek pacientët që kryejnë këtë lloj ndërhyrje për të humbur peshë; tensioni i gjakut, nivelet e kolesterinës dhe diabeti i tipit 2 ishin më të ulta se tek pacientët që nuk ishin bërë këtë operacion. Studimi tregoi se zvogëlimi i stomakut mund të kurojë diabetin e tipit 2.

Por këto përfitime kanë një kosto. Bypass- i gastrik nuk është një “ zgjidhje e shpejtë” për obezitetin. Ju gjithashtu duhet të mbani një regjim ushqimor dhe të kryeni sa më shumë aktivitet fizik. Gjthashtu duhet të njiheni me risqet e kësaj kirurgjie dhe sesi pritet të jetë jeta dhe dita juaj pas kësaj ndërhyrjeje.

Shumica e pacientëve humbin nga 10 deri në 20 kg në muaj gjatë vitit të parë pas kirurgjisë. Duke mbajtuar një dietë ushqimore dhe ushtrime fizike ju mund të humbni peshë edhe më herët.

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë