Çfarë i bën dashuria trupit

Dopamina është kënaqësi kimike e trurit. Ajo luan rol të rëndësishëm në lojërat e fatit, përdorimit të drogës, dhe sigurisht në dashuri.

Kur biem në dashuri, dopamina  çlirohet, duke bërë që çiftet të ndjehen të ngazëllyer dhe energjik për njëri-tjetrin,  thotë Helen Fisher,  antropologe biologjike dhe bashkëpuntore në  hulumtimin e zhvilluar nga  “Rutgers University” në Nju Brunsuik, Nju Jork.

“Pëllëmbët e djersitura, goja e thatë, vështirësia për të lidhur fjalë janë disa pasoja fizike kur keni afër një person të veçantë. Pasi pëlqeni dikë, aroma e tij mund të jetë një faktor i fuqishëm”, thotë Fisher.

Gratë shpesh veshin bluzat e të dashurit të zemrës për të ruajtur aromën e trupit të tyre edhe kur nuk janë bashkë.

Oksitocina është një kimikat që nxit intimitet. Ky kimikat nxit përqafimet, puthjet dhe prekjet. Nivelet e oksitocinës gjithashtu rriten tek nënat e reja, duke stimuluar prodhimin e qumështit.

Postime të ngjashme

5 zakone që do t'ju ndihmojnë të jetoni më gjatë
Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e syve
4 ushqime që duhen të shamngni nëse vuani nga tensioni i lartë
Pse nuk duhet të pimë lëng natyral portokalli me stomak bosh
5 arsye për të ngrënë qiqra
Çaj vs. kafe: Cili është më i mirë për shëndetin e kockave?
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët në të vërtetë?
Si ta kuptoni nëse keni një metabolizëm të ngadaltë?