Fier/ Spërkaten me ilaç miu, helmohen 11 punonjëse të fabrikës

11 punonjëse të fabrikës së huaj që merret me prodhimin e pajisjeve elektrike për automjetet, kanë përfunduar në spital me shenja helmimi.

Një punëtor i fabrikës që do të ruaj anonimatin pasi ka frik se e heqin nga puna, ka thënë për Top Channel se janë spërkatur me ilaç miu disa pjesë llastiku që shërbejnë për mbështjelljen e kabllove dhe që punëtoret i kalojnë në duar. Ky është rasti i dyte brenda një muaj e ndërsa mbrëmë situata ka qenë me e rënduar, ku shumë punëtorë kanë patur të vjella dhe gjendje asfiksie.

Në një prononcim për mediat , nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, ka bërë me dije se gjateë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 11 paciente me shenja të lehta intoksikimi. Ato janë duke marre ndihmën mjekësore, ndërsa nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Punonjëset janë duke u dërguar në urgjence me mjetet private të firmës, e cila nuk e ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës.

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025