Si treten proteinat?

Luçiano Bardhi
Mjek

Të gjithë bëhemi merak për këto funksione të mahnitshme në trupin tonë.

Atëherë le ta shpjegojmë pak këtë procesin.

Si fillim le të flasim pak dhe për nervin vagus pasi vagusi (berthama dorsale e tij) e cila ka fije motorike parasimpatike përcjell impuls elektrik ne mukozën e stomakut, ne mënyre që stomaku të prodhojë gastrinë.

Atëherë që këtu ka filluar një proces i i mahnitshëm, në momentin që prodhohet gastrinë, gastrina derdhet përseti në gjak, pasi është një hormon gastro-intestinal…

Gastrina duke qenë se nuk kapet tek asnjë receptor proteinik futet përsëri në mukozën e stomakut dhe bën të mundur që qelizat parietale të stomakut të prodhojnë HCL-ën acidin hidroklorik (klor-hidrogjen)..ku proteinat fillojnë që të copëtohen.

Acidi hidroklorik tashmë do të zgjojë një enzime pasive që po fle gjumë në mukozën e stomakut, dhe ajo është pepsinogjeni (ogjen-pasive) është një enzimë pasive, e cila do të konvertohet nga acidi hidroklorik në PEPSIN!

Tashmë PEPSINA-në stomak fillon copëtimin e proteinave, duke qenë se është një enzimë protelitike-apo hidrolitike.

Pepsina fillon që të zbërtheje vargun e gjatë të proteinave në vargun polipeptidik (poli-shume)-peptid-lidhje aminoacidesh..

Pepsin+ujë=varg polipeptidik.

Tashmë në stomak ka filluar copëtimi i proteinave, por ende proteinat janë shumë të gjata dhe te pa-absorbueshme nga lumeni i zorrës. Si do t’ja bejmë?

Këtë informacion e merr mukoza e siperme e zorres se hollë, e cila direkt prodhon SKERETINEN!

Tashme funksioni i gastrines ndalon,dhe peristaltika-levizshmeria somato-motorike e stomakut ndalon..

Sekretina del ne gjak dhe trokit deren e pankreasit:Ej o pankreas,eja sepse me duhet ndihma jote,me ka ardhur ushqim dhe duhet qe ta zberthejme dhe ta copetojme,pankreasi si nje gjender bamirese prodhon 2 enzima hidro-uje-litike-tretese:

-kimiotripsinogjenin

-tripsinogjenin

Këto dy enzima janë pasive dhe presin që të zgjohen nga gjumi, nepermjet duktusit të Ëirsung-këto enzima zbresin në murin e zorrës së holle-duodeni proximal.

Tashme enzima e ENTERO-KINAZAVE-kinaz-konvertim-kthim, do te zgjoje nga gjumi enzimat pasive qe kane ardhur nga pankreasi..

Entero-kinazat nuk ZBERTHEJNE-ato vetem konvertojne enzimat pasive qe kane ardhur nga pankreasi..

Tashmë ato zgjohen nga gjumi si KIMIOTRIPSIN dhe TRIPSIN!

Kimiotripsina dhe tripsina tashme se bashku me Ujin do te zberthejne vargun polipeptidik-ne varg polipeptidik me të vogël..

Siç e shikojmë proteinat kanë filluar që të bëhen me te shkurtra, varg polipeptidik do te thote nje varg i cili lidhet nga lidhjet eterike me aminoacide.

Tashme zorra e hollë pasi ka marr ndihmen e pankreasit,vargjet polipeptidike me te shkurtra ende nuk jane gati qe te kalojne nga mukoza e zorres se hollë, kështu që zorra e hollë i kërkon akoma dhe një ndihmë PANKREASIT bamires.

Ej o pankreas, dua prape dhe pak ndihmë, si rudheron i thotë pankreasi..dhe tani pankreasi dergon KARBOKSI-PEPTIDAZEN .

KARBOKSI-peptidaza do te kepus lidhjet karboksilike te aminoacideve tek lidhjet polipeptidike

dhe zorra e hollë prodhon AMINO-PEPTIDAZAT.

Tashme vargu polipeptidik eshte zvogeluar…por ende nuk perthithet dot nga mukoza e zorres se holle…mbetet dhe pak pune..

Si perfundim zorra e holle tashme merr pergjegjesin dhe prodhon disa enzima te vogla te cilat quhen:

Tri-peptidaza

Di-peptidaza…

Këto vargu polipeptidik-tashme ka perfunduar si AMINOACID-ku vargu i gjate i proteinave është përthithur..

Trupi jonë është një makineri e shkëlqyer nëse ne e menaxhojmë ashtu si duhet.

Postime të ngjashme

Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj
Gjendja e këmbëve tregon për probleme shëndetësore, paralajmëron eksperti
"Ne fituam një fëmijë"
Epidural për dhimbjet e shpinës (të mirat dhe të këqijat)
A mund të dëmtojë marrja në dozë të lartë e Niacinës zemrën tuaj?
Çfarë duhet të dini për zhurmën në vesh